Ushtria izraelite njoftoi se ata, brenda natës, kishin goditur atë që ata e përshkruan si një “celulë të armatosur terroriste” në afërsi të Lartësive të pushtuara të Golanit.


Ata thanë se kishin goditur gjithashtu disa objektiva në Siri si kundërpërgjigje ndaj sulmeve, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Lartësitë e Golanit janë një pllajë prej 1200 km katrorë në territorin sirian që u pushtua nga Izraeli në vitin 1967 pasi pushtoi zonën në Luftën Gjashtë Ditore. Ajo u aneksua nga Izraeli në 1981.