Tu themi Stop të këqijave dhe negativiteteve që janë në rritje në mesin tonë

Ejup Berisha


Para disa ditëve në vendin tonë duke shkuar në shkollë ëshë zhdukur një vajzë e mitur me emrin Vanja. Dhe dje ekipet e kërkimit të MPB-së e kanë gjetur të vdekur vajzën e zhdukur. Atë e kanë mbytur njerëz të lig për motive të ulëta.Zoti e shpërbleftë me Parajsë këtë engjëll të pafajshëm ndërsa keqbërësve të saj organet kompetente shtetërore le tua japin dënimin maksimal sepse e kanë të merituar. Rasti i Vanjës në Shkup dhe i gruas të vrarë me emrin Liridona në Kosovë flasin për rritjen e së keqes dhe të negativiteteve në shoqëritë dhe shtetet tona. Pse kaq të këqija kemi ne sot në shtetet dhe në shoqëriyë tonë?
Thuhet se njeriu është qenie e papërkryer dhe me të meta të theksuara. Këtë ai e vërteton me sjelljet të cilat i manifeston në raport me njerëzit e tjerë në shoqëri dhe në shtet. Janë disa kategori njerëzish të cilët sa më shumë i kritikoni për sjelljet e tyre të këqija dhe negative, sjellje të cilat këta i bëjnë në shoqëri në raport me njerëzit e tjerë aq më tepër negativ dhe të këqij bëhen të njëjtët. Egziston një periudhë e caktuar kohore ku njerëzit nga pozitiv dhe të mirë shëndrrohen në
negativ dhe të këqij. Shkaqet dhe motivet se pse kjo ndodh me njerëzit janë të shumta unë këtu në këtë shkrim nuk do ti hulumtoj dhe studijoj ato sepse kjo që po e shkruaj është kolumnë e jo punim shkencor.Prandaj vlersoj se mjafton vetëmse të përmenden si fakte e mira dhe e keqja të cilat viteve të fundit janë prezente ndër ne, posaqërisht duhet të përmenden sjelljet dhe veprimet e këqija të njerëzve si fenomene në rritje kohëve të fundit në shtetet dhe shoqëritë tona. Apo dhe mjafton të përmendet fakti se njerëzve po iu dha mundësia që ti ndryshojnë sjelljet e tyre nga të mira ato i bëjnë të këqija. Dhe të njëjtët këtë ndryshim e bëjnë pa hamendje të mëdha dhe pa kurfar pendimi. Se cilës sjellje do ti japin përparsi njerëzit të mirës apo të keqes kjo varet nga rrethanat dhe kushtet në të cilat ata jetojnë dhe veprojnë. Më tej se cili do të jetë intenziteti dhe niveli i negativitetit dhe të keqes të cilën e manifesotojnë njerëzit e këqij
në sjelljet e tyre në raport me njerëzit e tjerë kjo varet prej asaj se si do të reagojnë njerëzit e tjerë të mirë ndaj atij njeriu i cili fillon të sillet nsgativisht dhe keq me ta. Po i lejuan të këqijat dhe të zezat e njeriut të keq pjestarët e mirë të shoqërisë atëher njeriu i keq akoma më shumë do të bëhet negativ dhe do të trimërohet që të sillet keq.Dhe anasjelltas po nuk i lejuan njerëzit e tjerë të këqijat dhe të zezat e njeriut të keq ky do të detyrohet ti përmirsoj apo dhe ti kufizoj negativitetet dhe të këqijat e tij të cilat i manifeston në lëvizjet dhe në sjelljet e tij.Pra për ti kufizuar apo dhe në raste të caktuara për ti minimizuar sjelljet negative dhe të këqija të njerëzve të këqij nevoitet veprim i vendosur i të gjithë njerëzve të mirë. A e dini pse sepse njeriu nuk vetkufizohet dhe nuk vetpërmirsohet po nuk u detyrua i njëjti që ti rishqyrtoj vetveten dhe sjelljet e tij. Sot të këqijat dhe sjelljet negative të njerëzve janë me bollëk në shoqëri dhe në shtet. Dhe nuk po ka as forcë e as vullnet për t’iu thënë Ndal të njëjtave. E keqja pra është femomen njerëzor e cila po nuk u kufizua ajo do të rritet dhe do të shtohet edhe më tepër. E keqja pra është si therra kjo e fundit po su shkurtua ka gjasa që të rritet shumë dhe
ta pengoj rritjen e luleve dhe pemëve. Prandaj ilaq apo zgjidhje afatshkurte për therrën është shkurtimi ndërsa zgjidhje afatgjate është shkulja me rrënjë e njëjtës nga trolli ku ka mbirë pa dëshirën e njerëzve. Këta të fundit me vetëdëshirë i mbjellin vetëmse pemet dhe lulet ndërsa therrat mbijnë vetvetiu. Pra edhe ndaj të keqes nevoitet të gjindet zgjidhje adekuate,kjo o duhet të kufizohet apo të mimizohet ose të eliminohet. Për ti bërë këto gjëra apo për të arritur efikasitet në luftën kundër të keqes duhet veprim dhe akcion adekuat i individëve në shoqëri veprime këto të orientuara kundrejtë atyre që bëjnë veprime të këqija dhe negativitete. Prandaj sa më shpejtë duhet minimizuar apo dhe eliminuar të këqijat dhe negativitetet në rritje e sipër te ne.