Talenti i tij i pazakontë e bëri që të futej në librin Guinness, ja për kë bëhet fjalë? (VIDEO)

Një burrë iranian theu rekordin “Guinness” duke balancuar 88 lugë në vende të ndryshme në trupin e tij.


Abolfazl Saber Mokhtari, 51-vjeç, theu rekordin e tij të vitit 2021, ku asokohe e kishte bërë këtë me 85 lugë.

Mokhatari tha për “Guinness” se vendosi të thyente rekordin për ngjitjen e lugëve në trupin e tij pasi gjatë gjithë jetës kishte bërë manovra të tilla në lëkurën e tij.

“E zbulova aksidentalisht këtë talent timin kur isha fëmijë”, tha ai për “Guinness”.