Sulmohet në një objekt afarist 50 vjeçari në Gostivar

Pesëdhjetë vjeçari E.T. nga Gostivari, dje (11-dhjetor) në ora 15:40 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 11:00 në objektin e tij afarist në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar është sulmuar fizikisht nga një person të cilin e njihte. Në sulm, sipas raportit, ai ka përdorur edhe një mjet metalik. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS