Studiuesit zbulojnë se vakti i fundit i një tiranozauri ishin dy dinozaurë të vegjël

Vakti i fundit i një tiranozauri 75 milionë vjeçar është zbuluar nga shkencëtarët – dhe ka qenë dy dinozaurë të vegjël.


Studiuesit kanë thënë se ruajtja e kafshës – dhe e dy krijesave të vogla që hëngri – jep dritë mbi atë se si jetonin këta lloj grabitqarësh.

Është “provë e qartë se tiranozaurët kanë ndryshuar drastikisht ushqimin gjatë rritjes”, ka thënë Darla Zelenitsky nga Universiteti i Calgaryt, shkroi BBC.

Tiranozauri ishte rreth 7-vjeç dhe peshonte 330 kilogramë kur ngordhi.

Mbetjet e tij u gjetën në vitin 2009 dhe u deshën vite që të dihej se çfarë ishte.