Spektakël pa gola, United dhe Liverpool bëjnë paqe në “Anfield”

Emocione, spektakël, por asnjë gol. Liverpool dhe Manchester Untied ndajnë pikët në “Anfield”, në sfidën e Premier League. Në minutën e 29-të, Van Dijk iu afrua golit me një goditje me kokë, por poriteri Onana i tha jo, duke bërë një pritje fantastike.


Në pjesën e parë, dominimi total i vendasve nuk u shpërblye me gol, pavarësisht 3 goditjeve në portë kundrejt 0 të kundërshtarve. Në minutën e 86-të, The Reds reklamojnë një penallti pas një prekje me dorë të Luke Shaw. Gjithsesi, sipas arbitrit Oliver, gjithçka ishte e rregullt.

Në shtesë, “Djajtë e kuq” mbeten me një lojtar më pak, pasi portugezi Dalot u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Liverpool gjendet menjëherë pas Arsenalit, në vendin e dytë me 38 pikë. United në krahun tjetër, është në vendin e shtatë me 28 pikë.