Gjashtë demokratë, anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, në letrën e tyre drejtuar presidentit amerikan, Joe Biden deklaruan se janë të “shqetësuar” për rritjen e numrit të civilëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza, transmeton Anadolu.


Kongresistja Chrissy Houlahan publikoi letrën e nënshkruar nga 6 anëtarë demokratë në platformën e mediave sociale X.

Në letër, anëtarët e Kongresit theksuan rritjen e numrit të civilëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza dhe deklaruan se janë “të shqetësuar për strategjinë ushtarake” të qeverisë izraelite në Gaza.

Duke deklaruar se kriza humanitare në Gaza është “e papranueshme dhe nuk përputhet me interesat e SHBA-së”, anëtarët i kërkuan Bidenit “të vazhdojë të përdorë të gjithë fuqinë e tij për të ndryshuar strategjinë ushtarake” në Gaza.

Letra drejtuar Bidenit përfshin nënshkrimet e anëtarëve demokratë Jason Crow, Mikie Sherrill, Chrissy Houlahan, Seth Moulton, Abigail Spanberger dhe Elissa Slotkin.