Inter-Atletico Madrid është një nga përballjet me interesante në raundin e 1/8-ve në Champions League.


Zikaltrit italianë vijnë si nënkampionët në fuqi të Europës dhe duan të rikthehen sërish në finale.

Të njëjtin objektiv ka edhe skuadra e Diego Simeones, që ka dështuar dy herë në finale kundër Realit të Madridit (2014, 2016). Dueli i parë do të zhvillohet në “San Siro” (20 shkurt), teksa ai i kthimit në “Wanda Metropolitana: (13 mars).
Antoine Griezmann e cilëson një rival të vështirë dhe të ngjashëm me skuadrën e tij “armatën” e Simone Inzaghit. Në prononcimin për AS, sulmuesi francez i Atleticos deklaroi:

“Dua të përpiqem të fitoj një titull me Atleticon. Dua të bëj gjithçka që është e mundur për t’ia dalë të fitoj.

Interi është një kundërshtar i vështirë, por ata na ngjajnë shumë. Gjithashtu, ne duam të jemi afër kreut edhe në La Liga, pasi gjithçka mund të ndodhë deri në fund”, theksoi “ylli” i Atletico Madrid.