Gjykata në Moskë ka dënuar dy burra me burgim për leximin e poezive kundër sulmit në Ukrainë.


Autoritetet ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kanë arrestuar mijëra njerëz për protesta kundër luftës në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Artyom Kamardin është dënuar me shtatë vite burgim, e Yegor Shtova me pesë vite e gjashtë muaj.

Kamardin 33-vjeç, ka thënë se mbyllja e tij në burg ishte e dhunshme, duke pretenduar se policët e kanë përdhunuar dhe e kanë detyruar ta regjistrojnë në një video duke u kërkuar falje.

Pra, Kamardin ka recituar “Më vrit, milic” në një shesh të Moskës, duke brohoritur slogane të projektit “Rusia e madhe” që ka për qëllim aneksimin e jugut të Ukrainës.

Për këtë, dyshja janë dënuar “për nxitje të urrejtjes” dhe thirrje për aktivitete “që rrezikojnë sigurinë e shtetit”.

Dhjetëra miq të tyre u shfaqën në sallën e gjyqit për t’i mbështetur familjet e tyre, kurse pas verdiktit babai i Kamardinit tha se e tërë historia është një “turp”.