Putin kërcënon Finlandën, presidenti rus: Nëse hyjnë në NATO do kundërpërgjigjemi

Presidenti rus ka kërcënuar Finlandën duke paralajmëruar prani më të lartë ushtarake në kufirin mes dy shteteve. Reagimi vjen pas mbylljes së kufijve nga Finlanda për shkak të numri të lartë të emigrantëve.


Finlanda i ka mbyllur tërësisht kufijtë me Rusinë, për shkak të rritjes së numrit të migrantëve, kryesisht prej Lindjes së Mesme, me kërkesa për azil. Numri në rritje i migrantëve të mbledhur në pikat kufitare i ka forcuar bindjet e Finlandës që autoritetet ruse po tentojnë t’i shtyjnë migrantët për të udhëtuar drejt Finlandës, me qëllim të destabilizimit të shtetit.

Finlanda i ka hapur për pak dy pika kufitare më herët gjatë kësaj jave, mirëpo më pas i ka mbyllur ato. Finlanda ka hequr dorë nga politika e saj e neutralitetit, pak pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe këtë vit është bërë anëtarja e 31-të e NATO-s.

Prej atëherë, Finlanda e ka rritur numrin e njësiteve ushtarake në misione trajnime, dhe u ka lejuar aeroplanëve të NATO-s që të patrullojnë zonën ajrore, veprim që e ka zemëruar Rusinë.

Pas këtyre lëvizjeve ka ardhur dhe reagimi I presidentit Rus, Vladimir Putin. Ne një intevistë për median Ruse, ai ka deklruar se do të riaktivizojë distriktin ushtarak Leningrad. Kjo lëvizje do të çojë në rritje të numrit të ushtarëve në rajonet lindore me Finlandën.

Sipas Putin, Përendimi po tenton të shtyjë Finlandën drejt militarizimit gjë që përben një kërcënim, sipas tij, për interesat Ruse.