Geert Wilders, populisti i ekstremit të djathtë, Partia për Liri (PVV) e të cilit tronditi Europën fitoi shumicën e vendeve parlamentare. Në balotazhin presidencial francez të vitit të kaluar, Marine Le Pen fitoi 39% të votave nga francezët e moshës 18-24 vjeç dhe 49% të atyre të moshës 25-34 vjeç.


Përpara zgjedhjeve të Italisë në shtator të vitit të kaluar, Fratelli d’Italia e Giorgia Melonit ishte partia më e madhe mes moshave nën 35 vjeç, me 22%.

Në të gjithë Europën, imazhi i votuesit të së djathtës radikale, po ndryshon, dhe studimet sugjerojnë se në disa vende, mbështetja për të djathtën ekstreme po rritet më shpejt në mesin e votuesve të rinj.

Fjala holandeze bestaanszekerheid përkthehet përafërsisht si një ekzistencë me të ardhura të mjaftueshme dhe të parashikueshme, një shtëpi të kënaqshme, akses në arsim dhe kujdes shëndetësor dhe një “dyshek” kundër të papriturave.

Çështje të tilla si strehimi, klasat e mbipopulluara dhe spitalet në vështirësi ishin thelbësore për votën e të rinjve, tha De Vries. Ëilders mund të dëshirojë “holandezët të parët’, por ai premton t’i rregullojë këto gjëra,” tha ajo. “Partitë qeveritare imponuan masa shtrënguese”.

Në Volendam, ku PVV fitoi 42.9% të votave, kjo ishte tema e preferuar e Gerald. “Të rinjtë, ata nga qytetet e mëdha, kujdesen për klimën dhe çështjet gjinore, por ata po injorojnë problemet reale që kemi këtu dhe tani,” tha ai.

“Unë nuk jam racist sepse votova për Ëilders. Më zhgënjen që imigrantët marrin më shumë ndihmë nga qeveria sesa holandezët –por unë nuk jam kundër Islamit; Unë nuk dua që xhamitë të mbyllen. Thjesht mendoj se duhet ta kontrollojmë më mirë emigracionin.”

Koen, 19 vjeç, një student në Amsterdam, i bëri jehonë kësaj pikëpamjeje. “Unë ende jetoj me prindërit e mi nuk mund të përballoj një dhomë në Amsterdam,” tha ai.

“Më duhet të udhëtoj çdo ditë. Ëilders dëshiron t’u japë strehim njerëzve që janë nga këtu nuk mendoj se kjo është e çuditshme.”

Koen tha gjithashtu se nuk besonte që Ëilders do t’i çonte deri në fund premtimet e tij ekstreme anti-islame: mbylljen e xhamive dhe nxjerrjen jashtë ligjshi të Kuranit.

Partitë e ekstremit të djathtë nuk janë opsioni i preferuar apo edhe zgjedhja e dytë  për votuesit më të rinj kudo në Europë, paralajmërojnë analistët.

Tendenca shfaqet më e fortë në vende si Austria, Gjermania, Holanda, Suedia dhe Danimarka. Në Spanjë, përqindja e partisë ultra-konservatore Vox tek nën 35 vjeçarët u rrit nga 22% në prill 2019, në 34% atë nëntor. Ajo ra përsëri këtë vit, por ende qëndron mbi 27%.

Në Holandë, PVV u rrit për t’u bërë partia më e madhe midis 18-34-vjeçarëve, duke fituar 17% të votave, kundrejt 7% më parë. Në zgjedhjet e Suedisë 2022, 22% e grupit të 18-21 vjeçarëve votuan për Demokratët e Suedisë, parti e ekstremit të djathtë, kundrejt 12% në vitin 2018.

Paëel Zerka, një bashkëpunëtor në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, identifikoi gjithashtu pasigurinë ekonomike si faktorin më të rëndësishëm. “Votuesit e rinj nuk kanë lëvizur djathtas për migrimin, abortin, të drejtat e pakicave,” tha ai. “Partitë e ekstremit të djathtë i kanë bindur se ofrojnë një alternativë të besueshme ekonomike”.

Jacob Davey, kreu i politikave dhe kërkimit në Institutin për Dialog Strategjik, identifikoi ndikimin e një kundërkulture rinore të ekstremit dhe ultra të djathtë.

Dhe së fundi, thotë De Vries, është edhe “normalizimi”. Për shumë votues të rinj, partitë e ekstremit të djathtë kanë qenë pjesë e peizazhit politik gjatë gjithë jetës së tyre, tha ajo. “Nuk ekziston stigmatizimi që ishte dikur.”

Në Amsterdam, Conny, 22 vjeç, tha se jeta në qytet po bëhej më e shtrenjtë, por qeverisë në largim dukej se nuk i interesonte.

“Ëilders bëri fushatë për të investuar në kujdesin shëndetësor dhe në shtëpitë e njerëzve”, tha ajo. “Kur bëhet fjalë për migrimin, njerëzit nga një vend lufte meritojnë një jetë më të mirë këtu, por kjo nuk duhet të jetë në kurriz të holandezëve.”