Policia e Tetovës mban ligjeratë me moton “Fishekzjarre JO, Siguria në pik të parrë”

Sot është mbajtur një ligjëratë parandaluese arsimore në dy shkolla të mesme në zonën e Tetovës, duke i dhënë fund fushatës dy-javore të përbashkët të Klinikës Universitare për Kirurgjinë Plastike dhe Reparruese nga Shkupi dhe Ministrisë së Brendshme, motoja e së cilës është “Fishekzjarre JO, Siguria në pik të parrë” informon Tetovasot
Në ligjëratat e mbajtura nga mjekët e kësaj Klinike dhe efektivët e policisë të SPB Tetovë-Njësiti për parandalim, nxënësve iu sqarua mbi rreziqet e blerjes dhe përdorimit të mjeteve piroteknike dhe mbi pasojat shëndetësore, psikologjike dhe të tjera të mundshme të aktivizimit të pakontrolluar të përbërjeve të tilla. Përveç kësaj, nxënësit ishin njoftuat drejtpërdrejt me pasojat ligjore, për këto shkeljet dhe vepra penale, nëse individët pavarësisht shkeljes të legjislacionit dhe veçanërisht nëse përdorin piroteknikë në vende publike, në rrugë, para ndërtesave ose në hyrje të ndërtesave rezidenciale. Kjo fushatë mbuloi të gjitha shkollat e mesme në zonën e Tetovës dhe Gostivarit dhe nxënësit nëpërmjet fotografive dhe preyantimeve patën mundësinë të dëgjojnë dhe të shohin se çfarë mund të ndodhë nëse përdorin mjete piroteknike, fishekzjarre dhe piroteknikë të tjerë dhe se shpesh mund të përfundonin me paaftësi ose invaliditete të përhershme shëndetësore.Tetovasot