Nga SPB Tetovë për TS konfirmon se passditen e sotme në Çelopek të Tetovës ka ndodhur një vrasje e dyfishtë.


Nga policia bëjnë të ditur për një person rreth 60 vjeç i cili dyshohet për vrasjen e dy personave në Çelopek.

“Policët e SPB Tetovë në Çelopek, kanë arrestuar 60 vjeçarin me inicialet I.I të këtij fshati, duke vepruar pas kallëzimit se rreth orës 14 në këtë fshat ka vrarë me armë zjarri dy të afërm të tij dhe ka plagosur njërin. I dyshuari është lënduar edhe me armë zjarri. Po ndërmerren masa edhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”” thekson për TS, Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Gazetari i TS, Nevrij Ademi po qëndron në vendin e ngjarjes për të raportuar për këtë vrasje.

Policia dhe prokuroria merren me zbardhjen e rastit./TS/