Një shpërthim i frikshëm vullkanik nisi të hënën në mbrëmje në gadishullin Reykjanes të Islandës, duke ngritur në gjendje të lartë gatishmërie mbrojtjen civile e vendit.


Ndërkohë, ministri i jashtëm i Islandës tha se shkencëtarët kishin paralajmëruar se shpërthimi vullkanik në Islandë mund të vazhdojë për muaj të tërë.

Në nëntor, policia evakuoi qytetin e Grindavikut pasi aktiviteti i fortë sizmik në zonë dëmtoi shtëpitë dhe ngriti frikën e një shpërthimi të afërt vullkanik. Islanda ndodhet mbi një pikë të nxehtë vullkanike në Atlantikun e Veriut dhe mesatarisht përballet me një shpërthim vullkanik në katër deri në pesë vjet.

Grindavik, një qytet peshkimi me 3400 banorë, ndodhet në gadishullin Reykjanes, rreth 50 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të vendit, Reykjavik dhe jo shumë larg aeroportit Keflavik, i vetmi aeroport ndërkombëtar në Islandë.