Një mal me sende ushqimore i kushtuan Kevinit më pak se 20 dollarë, sa do të kushtonte e njëjta shportë në vitin 2023?

Kushdo që e ka parë filmin Home Alone do t’i kujtohet gjithashtu edhe skena e famshme e Kevinit i cili shkon në dyqan për të bërë pazarin ditor, duke blerë një sasi të madhe ushqimesh dhe sende të përditshme shtëpie, të cilat i kushtuan më pak se 20 dollarë.


Ai kishte blerë gati dy litra qumësht, dy litra lëng portokalli, një vakt të paketuar, bukë, makarona, detergjent, mbështjellës, letër higjienike, një pako lodra dhe faculeta, me një total të parave prej 19.83 dollarë.

Por, sa do të kushtonte një shportë e tillë me çmimet e sotme?

Sipas një raporti të nxjerr nga Fox News, kjo listë e sendeve ushqimore në vitin 2023 do të kushtonte 72.28 dollarë; derisa vitin e kaluar e njëjta shportë ka kushtuar 44.40 dollarë.

Një grua nga Virxhinia Perëndimore dhe pronare e një biznesi të vogël tha për “Fox and Friends First” se në saje të çmimeve të sotme, po bëhet javë pas jave e vështirë për blerjen e sendeve ushqimore.

Pjesë të ndryshme të vendit do të shohin norma të ndryshme inflacioni. Dhe unë e di se disa norma inflacioni janë normale gjatë dekadave. Por inflacioni që kemi ndjerë në dyqanet ushqimore ka qenë i njëjtë. Është e vështirë të përpiqesh të paguash për sendet ushqimore javë pas jave”, tha ajo.