Një grua në SHBA padit dentistin, thotë se brenda ditës i vendosi tetë kurora – pastroi katër rrënjë dhe vendosi 20 pllomba

Kathleen Wilson nga Minnesota paditi dentistin e saj, Dr. Kevin Molldrem për neglizhencë mjekësore. Ajo thotë se dentisti e shpërfytyroi atë.


Gruaja pretendon se dentisti Kevin Molldrem i ka kryer rreth 30 ndërhyrje gjatë një vizite.

Wilson thotë se ai i bëri asaj tetë kurora, pastroi katër rrënjë dhe vendosi 20 mbushje. Gjithçka, siç pretendon ajo, ka ndodhur gjatë vizitës në korrik 2020.

Përveç kësaj, pretendohet gjithashtu se ai ka përdorur shumë më tepër anestezion se zakonisht.

Avokati i paditëses, Nathaniel Weimer, punësoi Avrum Goldstein, dentistin nga Universiteti i Floridës, si dëshmitar ekspert.

Ai pretendoi se kishte një trajtim të gabuar. Ëilson, e cila pretendon se pësoi dhimbje dhe siklet, po kërkon më shumë se 50,000 dollarë dëmshpërblim.