Atmosferë Krishtlindjesh kudo në botë. Mijëra besimtarë morën pjesë në meshën e vigjiljes së Krishtlindjeve. Kryefjala e Krishtlindjeve është shpresa, mirësia dhe lutja për paqe. Në një stinë tradicionale gëzimi, me drita festive, bredha Krishtlindjesh, qindra mijëra besimtarë kanë kremtuar Krishtlindjet në mesnatë. Ndërkaq, shumë palestinezë të krishterë janë pushtuar nga pafuqia, dhimbja e shqetësimi i luftës, megjithatë kanë ndjekur meshën e mesnatës në Betlehem. Gjithashtu në Ukrainë, presidenti Zelenski ka ardhur me mesazhin se “Ne të gjithë festojmë Krishtlindjet së bashku. Në të njëjtën datë, si një familje e madhe, si një komb, si një vend i bashkuar.” Papa Francesku nga Bazilika e Shën Pjetrit kujtoi ata që vuanin nga lufta në Ukrainë dhe bombardimet në Rripin e Gazës e Izrael.


“Zemrat tona janë në Betlehem, ku Princi i Paqes refuzohet edhe një herë nga logjika e kotë e luftës, nga përplasja e armëve që edhe sot e pengon të gjejë vend në botë. Një hyjni e bërë sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë sonë, e dobishme për zgjidhjen e problemeve tona dhe për të hequr sëmundjet tona. Ai nuk na shpëton duke shtypur një buton, por na afrohet, në mënyrë që të ndryshojmë botën tonë nga brenda. Perëndia ynë ka lindur për të gjithë, gjatë një regjistrimi të tërë tokës”, tha Papa Francesku.