Në afërsi të fshatit Tabanoc janë gjetur 13 emigrantë nga Siria

Trembëdhjetë emigrantë ilegalë nga Siria mbrëmë rreth orës 20:15 janë gjetur në afërsi të fshatit Tabanoc.


MPB-ja ka njoftuar se më 9 dhjetor rreth orës 20:15, në autostradën “Miqësia”, në aksin rrugor Kumanovë për në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, afër fshatit Tabanoc, nga ana e nëpunë[sve të policisë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare Sopot janë gjetur 13 emigrantë ilegalë nga Siria. Ata paraprakisht kanë zbritur nga tre makina të pasagjerëve, pas së cilës shoferët së bashku me makinat janë larguar nga vendi.

Është njoftuar prokurori publik dhe emigrantët janë transferuar në Qendrën Transitore në Tabanoc për procedurë të mëtutjeshme.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.