Ndalohet për prishje të rendit dhe qetësisë publike një person në Gostivar

Mbrëmë (12-dhjetor) rreth orës 02:55, në ambientet e Emergjencës së Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 52-vjeçarin Xh.R. nga Skudrinja e Rekës së Poshtme, i cili ka prishur rendin dhe qetësinë publike. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe ndaj tij do të përgatitet parashtresë në bazë nenit 6 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.TS