Superliga Evropiane edhe njëherë është bërë kryetema e mediave botërore.


Pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë që lejon krijimin e kësaj lige, kjo temë ka marrë reagim nga klube të mëdha që po japin qëndrimin e tyre rreth hyrjes apo jo në këtë garë, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjiganti italian, Napoli është një nga skuadrat e para që ka dalur hapur në mbështetje të Superligës Evropiane.

Presidenti i klubit italian, De Laurentiis ka potencuar se Napoli është në dispozicion që t’i bashkangjitet kësaj gare.