Napoli nuk ka arritur të shënojë fitore as ndaj Monzas.


Napolitanët barazuan pa gola në shtëpi ndaj Monzas, në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Madje, Napoli mund të pësonte tërësisht humbje, por Pessina e humbi penalltinë në minutën e 68-të.
Me këtë barazim, Napoli ka 28 pikë në vendin e shtatë dhe pothuajse është pa gjasa në lojë për ta mbrojtur titullin që e fitoi sezonin e kaluar.

Në anën tjetër, Monza mbetet e 11-ta me 22 pikë gjithsej.