Te Milani ka filluar puna në lidhje me sezonin e ardhshëm dhe një ndër prioritetet vijon të jetë fuqizimi i ofensivës.


Kuqezinjtë këtë herë kërkojnë të “bëjnë shopping” të Bolonja.
Joshua Zirkzee po zhvillon një sezon për tu duartrokitur dhe deri më tani numëron 8 gola dhe 4 asiste në 18 sfida, me një skuadër e cila momentalisht renditet në vendin e katërt në kampionat.

Lajmi është raportuar nga “Tuttosport” dhe për 22-vjeçarin duhet theksuar se është produkt i akademisë së Bayern.

Holandezi konsiderohet një lojtar shumë premtues dhe raportohet se drejtuesit e Milanit po japin maksimumin për ta transferuar në ‘San Siro”, pavarësisht se pritet edhe reagimi i Bolonjës duke qenë se lojtari ka influencuar ndjeshëm në ecurinë e tyre në sezonin aktual.

Ndërkohë te Milani janë vënë re problematika të vazhdueshme, pasi fillimisht u eliminua nga grupet e Champions, ndërsa në Serinë A është nëntë pikë larg kryesuesve të Interit.