Manchester United e ka mbyllur vitin 2023 me humbje në Premierligë.


“Djajtë e Kuq” pësuan 2:1 në udhëtim ndaj Nottingham Forest, në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit anglez.

Dominguez kaloi vendasit në epërsi në minutën e 64-të të ndeshjes.

Marcus Rashford arriti të barazonte rezultatin në minutën e 78-të.
Megjithatë, vetëm pesë minuta zgjati gëzimi i mysafirëve, pasi Nottingham Forest riktheu epërsinë nëpërmjet Gibbs-Ëhite.

Me këtë fitore, Nottingham Forest ngjitet në vendin e 15-të me 20 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Manchester United mbetet në vendin e shtatë me 31 pikë dhe larg nga top-4shja.