Manchester City ka regjistruar një tjetër sukses historik, duke triumfuar edhe në Kupën e Botës për Klube.


Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi pa problem sonte në finalen ndaj Fluminenses.

Ndeshja u zhvillua në Arabinë Saudite, konkretisht në stadiumin “King Abdullah Sports City”, teksa përfundoi me rezultatin 4:0.
Julian Alvarez (1′, 88′), Nino (27′ autogol) dhe Phil Foden (72′) shënuan golat e fitores për “Qytetarët”.

Kështu Man City e mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme vitin kalendarik.

Pasi fitoi tripletën më herët, përfshirë trofeun e parë të Ligës së Kampionëve, klubi anglez tani ka në kabinën e trofeve edhe atë të Botërorit të Klubeve.