Manchester City ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0 në shtëpi daj Sheffield United.


Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola kaloi në epërsi qysh në minutën e 14-të të ndeshjes, kur Rodri realizoi pas asistimit nga Foden.

E pikërisht Foden asistoi edhe në golin e dytë që e shënoi Julian Alvarez në minutën e 61-të
Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 40 pikëve në vendin e tretë, dy më pak se Liverpool dhe Aston Villa që prijnë në renditjen tabelare.

Në anën tjetër, Sheffield United mbetet i fundit në tabelë me nëntë pikë pas 20 ndeshjeve.