Lansohet me sukses në hapësirë raketa e Blue Origin – New Shepard (VIDEO)

Kompania Blue Origin e Jezz Bezos ka arritur me sukses të lansojë në hapësirë raketën e saj, pas më shumë se 15 muajve, kur për herë të fundit pësoi një defekt teknik gjatë nisjes.


Bëhet fjalë për raketën New Shepard e cila u lansua nga Teksasi, dhe planifikon të kryej disa eksperimente, derisa në të nuk ka as edhe një njeri në bord.

Kjo raketë ka marrë emrin pas Alan Shepard, amerikanit të parë në hapësirë, duke arritur që me sukses të lansohet në hapësirë.

Ndryshe kjo raketë 15 muaj më parë kishte dështuar të ngritet në ajër për shkak të një defekti teknik. E gjykuar nga pamjet e fundit, duket sikur raketa kësaj radhe ishte shumë e sigurtë.

E deri më tani nga kjo kompani nuk janë dhënë shumë detaje se për farë lloj eksperimentesh bëhet fjalë.