Koreja e Veriut sfidon Perëndimin, lëshon raketën balistike më të fuqishme me rreze të gjatë veprimi

Koreja e Veriut ka lëshuar raketën e saj më të avancuar me rreze të gjatë veprimi, thonë autoritetet e Koresë së Jugut, duke sfiduar kufizimet e OKB-së. Lëshimi i kësaj rakete balistike ndërkontinentale , ka bërë që të ketë reagim të ashpër nga Perëndimi.


Raketa u ul në perëndim të Hokaido në Japoni. Pheniani ishte zotuar se do të merrte “më shumë kundërmasa ofensive” në kundërpërgjigje. Një raketë balistike ndërkontinentale e ka gamën për të arritur në kontinentin e Amerikës së Veriut.

Koreja e Jugut, Japonia dhe SHBA-ja dënuan shpejt testin e raketës, duke vënë në dukje se ajo shkeli rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe do ta bënte gadishullin Korean më pak të sigurt.