Komshiu habitej: “Pse nuk ka borë në çatinë tuaj?” Policia shokohet me atë që zbulon

“Pyes veten, pse nuk ka dëborë në çatinë tuaj”?


Mes çative të shumë të shtëpive në West Yorkshire të Anglisë binte në sy njëra, e cila në ndryshim nga të gjitha të tjerat në këto ditë të ftohta dhe me dëborë që ka pushtuar Britaninë, ishte e pastër.

Ky detaj vuri në lëvizje policinë, e cila më pas bëri zbulimin e madh, duke gjetur në ndërtesë kanabis me vlerë 80 mijë paund.

322 bimë kanabis rriteshin në çatinë e shtëpisë dhe në një temperaturë shumë herë më të lartë nga ajo e ambientit të ftohtë që ishte jashtë.

Policia njoftoi se kanabisi rritej në 4 dhomat e shtëpisë, ku nuk është gjetur asnjë person.

Fqinjë shprehen se dyshojnë se aty jetonin persona nga Europa Lindore, por ende policia nuk ka arritur të identifikojë asnjë.