Juventusi e ka mbyllur vitin 2023 me fitore.


“Zonja e Vjetër” triumfoi minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Romës, në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol.
E goli i parë dhe i vetëm erdhi dy minuta pasi filloi pjesa e dytë.

Ishte Adrien Rabiot i cili realizoi në minutën e 47-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në 43 pikë dhe i afrohet në vetëm dy Interit që i prin renditjes tabelare.

Në anën tjetër, Roma mbetet e shtata me 28 pikë të grumbulluara.