Mijëra peshq të ngordhur në qytetin Hakodate të rajonit verior japonez Hokkaido, dolën në breg, transmeton Anadolu.


Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Japonisë (NHK), një qytetar i njoftoi zyrtarët lidhur me peshqit e ngordhur.

Më pas është kryer një hetim nga autoritetet e rajonit. Në kuadër të kësaj janë vlerësuar masat që duhen marrë dhe çfarë duhet bërë me peshqit e ngordhur.

Nga Shoqata e Peshkimit “Toi” bënë të ditur se edhe më parë kanë ndodhur raste të ngjashme, por është e rrallë që kjo sasi peshku të dilte në breg.

Eksperti për organizmat detarë nga Universiteti Hokkaido, Mitsuhiro Nakaya tha se përderisa ra temperatura e ujit të detit në rajon, peshqit migruan në pjesën jugore të Hokkaidos.

Mitsuhiro shprehu mundësinë që peshqit në fjalë mund të jenë ndjekur nga delfinët ose tonët. “Një numër i madh i peshqve dolën në breg, por kjo nuk do të ketë ndikim të madh në ekosistem”, tha ai.