Ushtria e Izraelit është zotuar se do të vazhdojë operacionin e saj në Gaza, por pranoi se është “i zgjatur” dhe i “vështirë”, raporton “BBC”.


Një zëdhënës ka thënë gjatë fundjavës se po zgjerohen “operacionet tokësore në jug dhe veri të Rripit të Gazës”.

Ndërkohë, SHBA-ja ka njoftuar se presidenti amerikan Joe Biden ka biseduar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke ia theksuar “nevojën kritike” për t’i mbrojtur civilët”.

Netanyahu tha se lufta do të vazhdojë derisa të arrihen qëllimet izraelite.

Biden po ashtu u ka thënë gazetarëve se nuk i ka kërkuar Netanyahut armëpushim.

Të premten, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka aprovuar një rezolutë që kërkon ndihma të shkallës së gjerë në Gaza, por nuk kërkoi edhe armëpushim mes dy palëve që janë në luftë.