Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, vritet diplomati francez

Izraeli vazhdon pa ndërprerë në Gaza, ndërsa sulmet përshkallëzohen edhe në Bregun Perëndimor. Sekretari amerikan i Mbrojtjes po viziton sërish Lindjen e Mesme, ndërsa Britania dhe Gjermania kërkojnë një armëpushim “të qëndrueshëm”.


Një zyrtar francez humbi jetën pas një sulmi izraelit në Rripin e Gazës, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme franceze.

Ministria tha se zyrtari ishte strehuar në shtëpinë e një kolegu nga konsullata franceze në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pranë kufirit me Egjiptin, së bashku me dy kolegë të tjerë dhe anëtarë të familjes.

Të mërkurën, shtëpia thuhet se u godit nga një sulm izraelit, duke lënë të vdekur zyrtarin dhe duke vrarë rreth dhjetë njerëz.