Ish-stjuardesa amerikane tregon se cilët janë pasagjerët më të bezdisshëm në aeroplan

Një ish-stjuardesë ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se cilët janë pasagjerët më të bezdisshëm në aeroplan, që cilësohen nga stafi i ekuipazhit.


Kat Kamalani, nga SHBA-ja, ka punuar për gjashtë vjet si stjuardesë dhe së fundmi ka postuar një video në TikTok, përmes së cilës tregon se nuk janë foshnjat që bezdisin më së shumti ekuipazhin, por në fakt janë njerëzit që ankohen për foshnjat.

Kamalani e cila është po ashtu nënë e dy fëmijëve shpjegoi se nuk ka gjë më të keqe se kjo ankesë, pasi i bënë prindërit dhe stafin të ndihen jo rehat.

“Ju premtoj, se nuk ka gjë që na irriton më së shumti se sa njerëzit që ankohen për foshnjat që qajnë”, thotë ajo në video.

“Më besoni se prindërit duan që më së shumti që foshnjat e tyre të mos qajnë”.

 

@katkamalani THIS 😡 i promise you, you wont win… just be a kind human and dont dont this @Dylan ♬ original sound – Kat Kamalani