Një tjetër gjeneral i ushtrisë ruse ka vdekur në Ukrainë. Gjeneralmajor rus Vladimir Zavadsky vdiq më 28 nëntor, sipas raporteve, të cilat thonë se vdekja e tij u konfirmua nga një organizatë e të diplomuarve të shkollës së tij ushtarake.


Grupi hulumtues rus, Ekipi i Inteligjencës së Konfliktit konfirmoi gjithashtu vdekjen e Zavadsky, duke cituar burime ushtarake ruse. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij.

Uebsajti i medias ruse Important Stories thotë se Zavadsky është gjenerali i shtatë rus, vdekja e të cilit në luftën në Ukrainë është konfirmuar nga burime ruse.