Pesë trupa të pajetë janë gjetur në një qytet në veri-lindje të Parisit. Sipas mediave lokale, viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj të vegjël.


Trupat e tyre u gjetën një apartament në qytetin Meaux, i cili është pak më shumë se 41 km nga kryeqyteti francez.

Ndërkohë raportohet se policia është në kërkim të babait 33-vjeçar, i cili është në arrati.

Prokurori Jean-Baptiste Bladier konfirmoi për mediat franceze se shërbimi i policisë gjyqësore të Versajës po hetonte.