Rajoni Tal Al-Zaatar në veri të Gazës është shkatërruar plotësisht, tregojnë pamjet e Anadolu, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona.


Ushtria izraelite vrau të paktën 76 palestinezë në sulmet ndaj Khan Younis dhe Refah në Rripin jugor të Gazës dhe Jabalia në veri në 24 orët e fundit.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA njoftoi se ushtria izraelite vazhdoi të bombardonte pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.

Sulmet izraelite në zonat e banuara, spitalet, shkollat, xhamitë dhe kishat në Rripin e Gazës kanë vazhduar për javë të tëra, pavarësisht thirrjeve për një armëpushim nga e gjithë bota.

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës filluan pasi grupi palestinez Hamas sulmoi Izraelin më 7 tetor.

Që atëherë, më shumë se 20.000 palestinezë janë vrarë, prej të cilëve 8.000 fëmijë dhe 6.200 gra. Më shumë se 52.600 të tjerë u plagosën.

Në Gaza, ku shumë ende janë nën rrënoja, u shkatërruan infrastruktura civile, përkatësisht spitalet, institucionet arsimore dhe vendet e adhurimit.