Forcat izraelite kanë bombarduar gjatë natës Gazës, duke shkaktuar të paktën 200 viktima. Avionët kryen gjithashtu një seri sulmesh ajrore në kampin Nuseirat në Gaza


Ushtria izraelite tha se kishte shkatërruar një rrjet tunelesh në bodrumin e njërës prej shtëpive të liderit të Hamasit për Gazën, Yahya Sinwar, në qytetin e Gazës.

Numri i të vrarëve palestinezë ka shkuar në 21,507. Mijëra trupa të tjerë dyshohet se do të varrosen në rrënojat e lagjeve.