Ai përsëriti qëndrimin e Turqisë në favor të krijimit të një shteti të pavarur palestinez bazuar në kufijtë e vitit 1967.


Taip Erdogan këmbëngul në të njëjtën retorikë kundër Izraelit , duke argumentuar se “situata aktuale në Gaza përbën një krim lufte dhe një krim kundër njerëzimit”.

Nga foltorja e Samitit Global të Veprimit për Klimën, COP28, ai bëri thirrje që “ata që janë përgjegjës të mbahen përgjegjës sipas së drejtës ndërkombëtare”.

Gjatë fjalës së tij në takimin që po mbahet në Dubai, presidenti turk tha se nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë sulmet izraelite, të cilat kanë marrë jetën e më shumë se 16.000 qytetarëve të pafajshëm palestinezë, shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra.

Erdogan përsëriti qëndrimin e Turqisë në favor të krijimit të një shteti të pavarur palestinez të bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet dhe tha se vendi i tij ishte i gatshëm të merrte përsipër çdo përgjegjësi që do të lindte në atë proces.

Ai deklaroi gjithashtu se vendi i tij është i gatshëm të marrë “të gjitha përgjegjësitë” që mund të lindin në këtë proces.

Në përfundim, ai theksoi edhe një herë sloganin se “bota është më e madhe se pesë”, domethënë pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.