Dioqeza e Tetovës ka marrë vendim për heqjen e kryqit në Kodrën e Diellit

Dioqeza Tetovë-Gostivar tashmë ka marrë vendimin nga Komuna e Tetovës për heqjen e kryqit të vendosur në pronën kishtare në Kodrën e Diellit, njoftuan nga kjo kishë, duke shtuar se do të ankohen.


Në përgjigjen e tyre thuhet se do t’i mbrojnë të drejtat e tyre në drejtim të zgjidhjes së çështjes së caktuar përmes mekanizmave juridikë që janë në dispozicion.

“Apelojmë qytetarët që të mos iu nënshtrohen provokimeve të shpeshta dhe t’i përkushtohen paqes dhe marrëdhënieve të mira ndërfetare”, theksuan nga Dioqeza e Tetovës dhe Gostivarit që është pjesë e Kishës Ortodokse Maqedonase.

Nga Inspektorati komunal i Tetovës theksuan se kryqi është ndërtuar pa leje dhe se prandaj duhet hequr.

“Ka një vendim për prishjen e kryqit. Kur do të hiqet? Në Tetovë ka mbi 5000 zgjidhje rrënimi. E shihni që po përpiqemi të punojmë. Kur të vijë koha do ta bëjmë”, theksoi Sedat Sulejmani nga inspektorati komunal i Tetovës.

Vendosja e këtij simboli fetar ka nxitur debate dhe reagime, sidomos mes spektrit politik.