Një 48-vjeçar ka arritur t’i mbijetojë një sulmi të tmerrshëm të një pitoni 10 metra të gjatë duke e kafshuar atë, përpara se fshatarët në provincën Bohol të Filipineve të vrisnin atë.


Boljulio Aleria po udhëtonte me motoçikletën e tij në Antequera kur gjarpri gjigant i bllokoi rrugën. Ai ndaloi dhe po priste që pitoni të largohej, por ndodhi e kundërta. Daily Mail, teksa i referohet mediave lokale, shkruan se pitoni sulmoi 48-vjeçarin duke i kafshuar krahun, ndërsa më pas po e shtrëngonte atë rreth belit.

“Më kafshoi dorën dhe e lëshova menjëherë motoçikletën. Pastaj bishti i tij u rrotulluar rreth belit tim. Ndodhi shumë shpejt. Mendova se do të vdisja nëse nuk do të luftoja. Shansi i vetëm ishte ta kafshoja dhe ashtu bëra, ndërsa gjarpri fatmirësisht më liroi.

Pavarësisht se ishte i shokuar nga humbja e gjakut në krah, Aleria arriti të shkonte në shtëpinë më të afërt për të njoftuar mjekët. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Celestino Gallares në qytetin Tagbilaran. Mjekët i fashuan krahun, ndërsa thanë se fati i tij i mirë ishte që pitoni nuk i preku arterien.

Fshatarët shkuan pranë vendit ku kishte ndodhur sulmi dhe vranë pitonin, të cilin e poqën dhe e hëngrën. Gjarpri është një pjatë e zakonshme në vend.