Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se është e domosdoshme mbrojtja e civilëve në Gaza gjatë operacioneve izraelite, ndërsa tregoi edhe disa mënyra që sipas tij nëse zbatohen atëherë do të ketë ulje të viktimave civile.


“Ne presim të shohim, dhe duam të shohim, një zhvendosje drejt operacioneve më të synuara me një numër më të vogël forcash, që kanë të bëjnë me udhëheqjen, rrjetin e tunelit dhe disa gjëra të tjera kritike. Dhe ndërsa kjo ndodh, unë mendoj se do të shihni se dëmi i shkaktuar ndaj civilëve gjithashtu ulet ndjeshëm”, deklaroi ai.

“Ne kemi thënë gjatë gjithë kohës – dhe i kemi këto biseda pothuajse çdo ditë – se është me rëndësi jetike që Izraeli të kryejë operacione me fokus në mbrojtjen e civilëve, minimizimin e dëmit ndaj tyre, maksimizimin e ndihmës që u vjen atyre”, shtoi Blinken.

Sekretari amerikan i shtetit, këto i tha në një konferencë, raporton The Guardian