Dy persona u plagosën në një incident në qendër të Atlantës, ku një grua i vuri flakën vetes jashtë një ndërtese ku ndodhet konsullata izraelite.


Mediat lokale raportuan se rreth orës 12:30 të së premtes një grua e mbështjellë me një flamur palestinez i vuri flakën rrobave para konsullatës.

Sipas informacioneve, gruaja ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa një tjetër mësohet se ka mbetur i plagosur. Përveç konsullatës izraelite, shumë biznese kanë selitë e tyre në ndërtesë