Akuzohej për vrasjen e katër fëmijëve të saj, gruaja deklarohet e pafajshme pas 20 vitesh burg

Një grua, e cila kaloi 20 vjet në burg për vrasjen e katër fëmijëve të saj, është shpallur zyrtarisht e pafajshme. Ajo u fal dhe u lirua nga burgu në qershor pasi dolën në dritë provat që vërtetonin pafajësinë e saj, por tani i janë shlyer dënimet zyrtarisht nga shteti.


Mediat e huaja bëjnë me dije se, Kathleen Folbigg u dënua në vitin 2003 për tre akuza për vrasje dhe një akuzë për vrasje nga pakujdesia pas vdekjes së katër foshnjave të saj nga viti 1989 deri në 1999.

Nuk kishte asnjë provë që ajo i vrau, por juria ishte e bindur se shanset që të gjithë të vdisnin për shkaqe natyrore ishin aq të pakta, duke u bindur në fakt se ajo i kishte vrarë të katërt fëmijët e saj.

Në vitin 2022 shkencëtarët zbuluan një gjen mutacion të panjohur më parë në dy vajzat e saj, i cili mund të kishte qenë fatal. Foshnja e parë Caleb vdiq në 1989, e ndjekur nga Patrick në 1991, Sarah në 1993 dhe Laura në 1999.

Tre vdekjet e para fillimisht iu atribuuan sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS), një term që përdoret kur foshnjat nën moshën një vjeç vdesin pa ndonjë arsye të dukshme.

Në vitin 2019, një hetim fillestar për këtë rast ripohoi fajësinë e saj, por në vitin 2022, një hetim i dytë gjeti prova të reja që sugjeronin se dy nga fëmijët kishin një mutacion gjenetik që mund të ketë shkaktuar vdekjen e tyre.

Avokatja e Folbigg, Rhanee Rego, tha se ekipi i saj ligjor po përgatiste një kërkesë për “të konsiderueshme”; kompensim për burgimin e saj të padrejtë.

“Unë nuk jam i përgatitur të vendos një shifër mbi të, por do të jetë më e madhe se çdo pagesë e konsiderueshme që është bërë më parë,” tha Rego.