Ademi: Greqia deshiron te behet teme diskutimi sig beri edhe me RMV-në, do terhiqet nga presioni nderkombetar

Gazetari Nevri Ademi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se Greqia me veton e saj kërkon të përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë, por që presioni ndërkombëtar do e bëjë të tërhiqet pas nga ky vendim.Sipas Ademit, qytetarët në RMV besojnë se dy shtetet duhet të jenë në një paketë të përbashkët drejt Unionit.


Edhe pse ka sjellë pasiguri tek qytetarët e RMV-së, ata ende besojnë se dy vendet, Shqipëria dhe RMV-ja duhet të jenë në një paketë drejt BE-së. Edhe analistët janë të besimit se vetoja e Greqisë ndaj Shqipërisë nuk do zmbrapsë as BE-në dhe as këto dy shtete që të jenë në një paketë të përbashkët drejt Unionit.

Do duhet të presim për të parë si do reagojnë dhe liderët. Deri tani s’kemi ndonjë deklaratë zyrtare. RMV do të fillojë të përgatitet për zgjedhjet e majit, ku do të ketë dhe një kryeministër shqiptar këtu në vendin tonë.
Zgjedhjet që do të pasojnë do të jenë dhe zgjidhja e problemit.
Menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare këtu në vendin tonë do të kemi një zgjidhje të problemit me Bullgarinë.Pas zgjedhjeve të majit, do të kemi vendim final dhe atëherë do të më jetë e rëndësishme të thuhet se dy vendet nuk duhet të ndahen nga paketa drejt BE-së.

Greqia me veton pretendon të përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë. Edhe për rastin “Beleri” Shqipëria do të ketë zgjidhje të brendshme, duhet të vendosin gjykatat.

Mendoj se është përzierje e Greqisë në punët e brendshme në punët e brendshme të shtetit shqiptar.

Shqipëria do të vazhdojë të bëjë reforma edhe brenda gjyqësorit ashtu siç thonë dhe ekspertët ndërkombëtarë, por asesi të lejojë që Greqia të përzihet.

Presioni ndërkombëtar do të bëjë Greqinë të tërhiqet për këtë veto, me Maqedoninë e Veriut situata ka qenë pak ndryshe, sepse në atë kohë kishte përafruar marrëveshjet me Greqinë, ndëkohë që tashmë vetoja e Greqisë është e vonshme dhe e pakuptimtë.

Greqia do dhe dëshiron të behet temë diskutimi siç bëri me RMV dhe presioni ndërkombëtar do e bëjë të tërhiqet një hap pas.