63 vjeçarja që u kërkon para familjarëve për darkën e Krishtlindjeve thotë se ‘duhet të rrisë sërish çmimin’

Një gjyshe britanike që i kërkonte para të afërmve të saj të ftuar në darkën e Krishtlindjeve në vitin e shtatë, thotë se duhet të rrisë sërish çmimin prej inflacionit dhe rritjes së kostove të jetesës.


63 vjeçarja Caroline Duddridge nga Kardif i Uellsit i kishte kërkuar të afërmve të saj 15 paundë secilit vitin e shkuar për darkën festive por këtë vit prej rritjes së kostove dhe inflacionit ka kërkuar 2 paundë më shumë.

E ftuar në një intervistë me BBC Radio 5, Caroline tha: “I kam rritur pak çmimet, jo sepse dëgjoj opinionin publik por të tilla janë kushtet”.

63-vjeçarja thotë se pagesa mund të jetë një mësim i mirë për fëmijët që të mësojnë se kostot duhet të shpërndahen mes të gjithëve, vecanërisht mes rritjes së kostove të jetesës.

Për fëmijët zakonisht ajo kërkonte 2.5 deri në 5 paundë.

“Përsëri nuk jam e sigurtë nëse ko do t’i mbulojë kostot sepse tashmë një qese me ushqime arrin në 30 deri në 40 paundë”.

Katër nipërit e Caroline që janë mbi pesë vjeç paguajnë secili 5 paundë kurse dy nipërit tre-vjeçarë paguajnë £2.50.

Caroline thotë se nisi idenë e pagesave për darkat familjare kur i vdiq bashkëshorti në 2015.

Çdo vit ajo mbledh pesë fëmijët e saj nga 24 deri në 37 vjeç, të cilët megjithëse janë ankuar për pagesën nuk e kanë refuzuar.

Në darkën e tyre ata kanë një bufe me sanduiçë tradicionalë dhe më pas darkën me gjelin e detit dhe shoqërueset e tyre, ëmbëlsira dhe akullore, si dhe darkën pasuese më 26 dhjetor.

Studimi i rrjetit britanik Nous sugjeronte se sivjet më shumë se gjysma e grave të shtëpisë shqetësoheshin se si do të paguanin për sendet e nevojshme gjatë periudhës festive në Britani.