6-vjeçari përfundon në aeroplanin e gabuar, si në filmin ‘Home Alone’

Një djalë i vogël, i cili po udhëtonte vetëm, gabimisht fluturoi me një avion që ulej në një qytet krejtësisht tjetër.
Gjashtë vjeçari, Casper, po fluturonte i pashoqëruar nga aeroporti i Filadelfias për të vizituar gjyshen e tij në Fort Myers, Florida, kur ai mbeti i bllokuar në Orlando, rreth 200 km larg destinacionit të tij.
Linja ajrore amerikane tha që Casper kishte hipur gabimisht në një aeroplan për në Orlando.
Gjyshja e tij shpjegoi për një media lokale se pasi kuptoi se avioni që duhet të zbriste Casper, erdhi dhe ai nuk po zbriste, filloi të frikësohej.


Pas disa orësh atë e telefonoi Casper, nga aeroporti i Orlandos për ta lajmëruar që kishte hipur në avionin e gabuar, më shumë se 200 km larg. Kompania i kërkoi falje dhe i ofroi asaj rimbursim të fluturimit. Vogëlushi arriti më në fund në destinacion dhe u bashkua me gjyshen për të festuar Krishtlindjen.

Historia është e ngjashme me atë të filmit “Home Alone”, filmi i vitit 1992 në të cilin Kevin, i luajtur nga Macaulay Culkin, kur ishte fëmijë ndahet nga prindërit e tij dhe përfundon në një aeroplan që shkon në New York, në vend të Floridës.