58 vjeçari nga Dobërdolli sulmohet fizikisht nga fqinji i tij

Mbrëmë (26- dhjetor) në ora 01:55  personi S.B. (58) nga Dobërdolli i Gostivarit në SPB Tetovë ka raportuar se në mbrëmja rreth orës 19:30 në fshat ishte sulmuar fizikisht nga fqinji i tij Z.L. dy persona tjerë më vonë ishin përfshirë në sulm që kishte ndodhë për shkak të marrëdhënieve të mëparshme të papastruara të borxhit të besuar. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.TS