Quhet LTT 1445Ac, është vetëm 22 vite dritë larg nesh dhe është planeti më i afërt që i ngjan Tokës i zbuluar ndonjëherë. Ai u identifikua për herë të parë në vitin 2022, por teleskopi Hubble përcaktoi karakteristikat e tij
Ai ndodhet vetëm 22 vite dritë nga ne, quhet LTT 1445Ac dhe është planeti më i afërt që i ngjan Tokës i zbuluar ndonjëherë. Ai u identifikua për herë të parë në vitin 2022 nga teleskopi i ekzoplaneteve Tess, por vetëm vëzhgimet e fundit me teleskopin hapësinor Hubble përcaktoi më mirë karakteristikat e tij. Vëzhgimet e publikuara në “The Astronomical Journal” u drejtuan nga grupi kërkimor i udhëhequr nga Emily Pass e Institutit Harvard & Smithsonian në Shtetet e Bashkuara.

Duke drejtuar shikimin e Hubble nga ylli i vogël, studiuesit mundën të verifikonin ekzistencën e një planeti me dimensione shumë të ngjashme me Tokën, një masë 1.37 herë më e madhe se planeti ynë dhe një diametër prej 1.07. LTT 1445Ac është një lloj binjaku i yni, i cili megjithatë është shumë afër yllit të tij, aq sa përfundon një orbitë, një vit, në vetëm 3,12 ditë.

Ky planet është një botë shkëmbore, ashtu si Toka, dhe me gravitet përafërsisht të njëjtë sipërfaqësor. Fatkeqësisht, studiuesit kanë verifikuar se ai gjithashtu ka një temperaturë të vlerësuar të sipërfaqes prej 260 gradë Celsius, që shumë e nxehtë për të imagjinuar praninë e jetës siç e njohim ne.

Vëzhgimet kanë sinjalizuar gjithashtu praninë e mundshme të një atmosfere dhe studiuesit janë të sigurt se do të jenë në gjendje të përdorin teleskopin hapësinor James Ëebb për të vëzhguar detajet e tij dhe për të analizuar përbërjen.