Vazhdon beteja nga distanca mes BFI-së dhe Muftinisë së Tetovës në ndërkohë që kjo e fundit ka mbajtur sot sërish një mbledhje tjetër që më mënyrë unanime ka sjellë disa vendime të tjera informon Tetovasot.


Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Tetovës nuk kundërshton asnjë Vendim Legal dhe legjitim të sjellur nga Organi i BFI-SË të RMV-së, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame.
Sipas Muftinisë vendimet e sjellura në mblefhjen jolegale dhe jo legjitime të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur më 08 .11.2023 edhe më tej janë konsiderojmë vendime jo legale dhe jo legjitime, bazuar në nenin 34 të Kushtetutës së BFI të RMV-së i cili thotë:Rijaseti i BFI, përbëhet orej :Reisul Ulemasë ,sekretarit të përgjithshëm të BFI, myftinjëve, drejtorëve dhe dekanëve të institucioneve arsimore ,kryetarëve të shoqatave të BFI-SË, dhe dy anëtarëve të  caktuar nga ana e Reisul Ulemasë ,me përvojë në organizimin e jetës fetare në radhët e  BFI-SË..
Poashtu në mbledhjen e Muftinisë së Tetovës të mbajtur sot u soll vendim që vula e Muftinisë së Tetovës është pronë e Organit të Muftinisë, nuk është pronë private e askujt ,ndaj obligohet sekretari i Muftinisë të vulos të gjithë aktet ku qëndron nënshkrimi i Muftiut të Tetovës Prof.Dr Qani ef.Nesimi. Tetovasot