Tridhjetë e pesë vjeçari A.I. nga Leshnica e Poshtme e Tetovës dje (9 nëntor) në ora 19:30 ka raportuar në SPB Tetovë se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia. Sipas raportit, ajo supozohet se ka shkuar tek një i mitur nga Zhelina e Tetovës, me të cilin ka qenë në lidhje dashurie. Po merren masa për gjetjen e të miturit të denoncuar.